Milani ngec me Como-n, nuk merr më tepër se një pikë pas golit që i dhuroi Maignan miqve
Milani nuk arrin të marrë më tepër se një pikëpërballë Como-s, që duhet thënë ja bëri shumë të vështirë edhe këtë pikë. Golin e parë e shënoi skuadra e drejtuar nga Fabregas, por që gjithçka ishte si një dhuratë nga kapiteni kuqezi, portieri Maignan. Në minutën e 32-të, një gabim i rëndë i portierit Maignan shfrytëzohet maksimalisht nga sulmuesi i miqve, Nico Paz, që e dërgon topin në rrjetë mes këmbëve të portierit francez, 0-1 dhe me këto shifra u mbyllën 45 minutat e para. Në të dytën kuqezinjtë shtyjnë më tepër ndaj Como-s e cila priste për të shfrytëzuar ndonjë kundërsulm, falë avantazhit komod. Pas shumë përpjekjesh të dështuara, vjen goli i barazimit nga Milani. Rafael Leao merr një top nga thellësia dhe bën...
Burimi:
top-channel.tv