Milan, Rabiot kthehet, por Allegri ‘dridhet’; francezi rrezikon skualifikimin nga kartonët e verdhë dhe pas 2 javëve është derbi…
Shpata e Demokleut varet kërcënueshëm mbi kokën e Adrien Rabiot. Francezi që mungoi në ndeshjen me Como për dy kartonët e verdhë të marrë kundër Pisa, kthehet në dispozicion të skuadrës për ndeshjen kundër Parmës. Është ky një rikthim i rëndësishëm për mesfushën e Milanit me francezin që së bashku me Luka Modric shfaqin lidershipin e tyre në fushën e lojës dhe sjellin qetësinë që kërkohet nga trajneri Allegri. Por lajmi i keq është se ndëshkimi me karton të kuq për dy kartona të verdhë, nuk i fshin ata të akumuluar më parë nga francezi dhe rezultati është se dy javë përpara Derbit të Madonninës, Rabiot është vetëm 1 karton larg skualifikimit. Një shqetësim ky jo i vogël për Allegrin; në 7 ndeshjet që Milani...
Burimi:
top-channel.tv