Milan, në ‘gjueti’ për një qendërsulmues, Guirassy në pole position, por shfaqet opsioni Jackson

Milan, në ‘gjueti’ për një qendërsulmues, Guirassy në pole position, por shfaqet opsioni Jackson

Epilogu i çështjes Mateta nuk e ka ndalur Milanin që është vënë në kërkim të një qendërsulmuesi rreth të cilit do të ndërtojë sulmin e së ardhmes. Nëse e ardhmja e Fullkrug mbetet në dyshim, deri tani 10 ndeshje(por vetëm 291 minuta aktivizim), një gol dhe një gjendje fizike delikate, te klubi kuqezi janë të ndërgjegjshëm se Massimiliano Allegrit i duhet një pikë referimi që t’ia largojë presionin Leaos dhe Pulisic në zonën e golit Guirassy në pole position. Është një emër që pëlqehet më shumë se të tjerët, të paktën sipas ‘La Gazzetta Dello Sport’; Serhou Guirassy. Nuk është hera e parë që Milani shfaq interes për sulmuesin e Borussia Dortmund, teksa kohë më parë ai ishte ndjekur edhe kur ishte pjesë e Stuttgart....