Milan, Mike Maignan premton besnikëri: Milanist përjetë
Mike Maignan rrëfehet në një dokumentar të titulluar ‘Beyond the Magic’ duke përshkuar rrugëtimin e tij në aspektin personal dhe profesional. E përditshmja ‘Tuttosport’ solli një fragment të këtij rrëfimi të portierit francez gjatë të cilit ai premtoi besnikëri. ‘Milani është vendi ku bota më njohu-tregon Maignan-duhet të vish këtu për të kuptuar se çfarë do të thotë të veshësh këtë fanelë. Kur luajmë shihet madhështia e klubit. në momentin që vijmë në Milanello duhet të japim maksimumin për fëmijët, për gjyshërit, për atë që është tifoz i Milanit prej brezash. Ky është shpirti ynë dhe ky është motivi që unë do të jem milanist për jetë’ Maignan në dokumentar foli edhe për sezonin e ri dhe ardhjen e Massimiliano Allegrit në skuadër. ‘E vërteta...
Burimi:
top-channel.tv