Milan, Leao i grumbulluar nga kombëtarja portugeze, Allegri: Nuk mund të luajë

Milan, Leao i grumbulluar nga kombëtarja portugeze, Allegri: Nuk mund të luajë

Pasi ndërpreu stërvitjen ditën e premte, Rafael Leao iu nënshtrua një rezonance manjetike mëngjesin e së shtunës që nuk evidentoi asnjë dëmtim në aduktor. Sulmuesi kuqezi që nuk u grumbullua për ndeshjen me Torinon, pas fundjavës gjithsesi do të niset për në Portugali për një tjetër kontroll me stafin teknik të kombëtares së tij që do të luajë 2 ndeshje miqësore me Meksikën dhe SHBA. ‘Rafael Leao nuk është në gjendje të luajë, në stërvitjen e fundit ndjeu këtë shqetësim në aduktor-tha Allegri pas ndeshjes me Torinon.  Milani pret të trajneri Martinez ta grumbullojë Leaon vetëm për t’i kryer ekzaminime të tjera, të konfirmojë dëmtimin dhe për të lejuar sulmuesin që të kthehet në Itali për t’u kuruar. Kjo ndalesë e Leaos erdhi për të...