Milan i zemëruar me vendimet arbitrare që i komplikojnë luftën për titull

Milan i zemëruar me vendimet arbitrare që i komplikojnë luftën për titull

Klima te Milani është nxehur orët e fundit për shkak të vendimeve të fundit arbitrare që sipas drejtuesve të klubit kuqezi kanë manipuluar garën për titullin. Sipas të përditshmes italiane ‘La Gazzetta Dello Sport’, shqetësimi te Milanit është i dukshëm; ‘thirrja e fortë’ e AIA në ditët e kaluara nuk pati efektet e shpresuara, përkundrazi, episodet në disfavor janë shtuar në sfidën me Comon dhe atë me Parmën. Klubi u ankua për një mosbarazim të trajtimit të episodeve dukë nënvizuar penalltinë që Milanit nuk iu dha pas goditjes me grusht që portieri Corvi i dha Loftus-Cheek  që do të detyrojë anglezin t’i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale, si dhe për gabimin e madh të kryer në menaxhimin e Sistemit VAR te goli i Parmës. Në atë...