Milan, Allegri këmbëngul: Për Ligën e Kampioneve na duhen edhe 5 fitore, shpresojmë që Sheva të na sjellë fat…

Milan, Allegri këmbëngul: Për Ligën e Kampioneve na duhen edhe 5 fitore, shpresojmë që Sheva të na sjellë fat…

Të shpresojmë që Inter të humbasë dhe Milan të fitojë’-Massimiliano Allegri nuk dëshiron të humbasë kohë me fjalë dhe kur i kërkohet mënyra për të arritur përmbysjen për titullin në Serie A përgjigjet në mënyrën më të thjeshtë të mundshme. Por, a beson  me të vërtetë Milani te fitorja e kampionatit? ‘Ndërkohë ne duhet të ruhemi nga ata që kemi pas-saktëson trajneri i Milanit-objektivi i ardhshëm është të arrijmë në 70 pikë sepse me 60 pikë që kemi tani nuk shkojmë asgjëkundi dhe për t’u kthyer në Ligën e Kampioneve duhen edhe 5 fitore’. Dhe fitoren e parë nga këto 5 suksesi, livornezi shpreson ta marrë të dielën në Olimpico kundër Lazios. ‘Është një skuadër e vështirë për t’u përballur-vijon Allegri-ashtu si të gjitha skuadrat...