“Më thoni ju si të bejmë, përndryshe shkojmë në çmendinë”/ Juventus, Luciano Spalletti rihap çështjen e penalltive pas gabimit të Locatellit

“Më thoni ju si të bejmë, përndryshe shkojmë në çmendinë”/ Juventus, Luciano Spalletti rihap çështjen e penalltive pas gabimit të Locatellit

Tre të dhëna, përbëjnë një provë, por ndoshta në rastin e Juventusit, më mirë të themi, përbëjnë një mallkim apo akoma më keq, një problem serioz. Jonathan David kundër Lecces, Kenan Yildiz kundër Cremoneses dhe Manuel Locatelli kundër Sassuolos. Me atë të mbrëmjes të së shtunës u bënë 3 penallti radhazi të gabuara nga bardhezinjtë në Serie A, penallti që kanë kushtuar 4 pikë të rëndësishme dhe jo më shumë sepse turku dërgoi në rrjetë topin e kthyer nga shtylla ku e dërgoi Audero me skuadrën e Spallettit që në atë moment kryesonte 2-0. Sigurisht në mes tyre është penalltia e realizuar nga kapiteni në sfidën me Galatasaray por kjo nuk i ndryshon shumë gjërat. Dhe në fund të ndeshjes të së shtunës, trajneri Spalletti...