Lukaku ‘ka humbur’, Napoli e priste, sulmuesi belg nuk u paraqit në stërvitje
Te Napoli shpërthen çështja Lukaku. Sulmuesi belg, që pritej në Castel Volturno pasi u largua nga grumbullimi i kombëtares belge, nuk u paraqit në seancën stërvitore të kësaj të enjteje duke shkaktuar zemërimin e klubit. Një rrufe në qiell të hapur që ndez tensione në skuadër në momentin kyç të sezonit. Vetëm pak ditë më parë, klubi i Napolit dhe Kombëtarja belge përmes një komunikate të përbashkët pohuan se Lukaku largohej nga grumbullimi për t’u kthyer në stërvitje në Castel Volturno. Objektivi për të cilin u bë kjo zgjedhje, është rikthimi në formën optimale të futbollistit në fazën finale të kampionatit, që nëse do ta lejojë Interi, mund të kthehet në një garë të ndezur për titullin në Serie A. ‘Romelu zgjodhi të përqendrohet në...
Burimi:
top-channel.tv