Luka Modric si Maignan, në Milanello të gjithë janë për rinovimin e kroatit

Luka Modric si Maignan, në Milanello të gjithë janë për rinovimin e kroatit

Me 2.144 minuti në 28 ndeshje të kampionatit, Kupës së Italisë dhe Superkupës, Luka Modric është një element i palëvizshëm te Milani i Massimiliano Allegrit dhe pavarësisht moshës, ka treguar se mund të japë akoma shumë, brenda dhe jashtë fushe. I ardhur në verën e kaluar me parametra zero nga Reali i Madridit, ishin të shumtë ata që ishin skeptikë për gjendjen fizike të kroatit. Por dyshimet u larguan shumë shpejt dhe tani Djalli dëshiron t’i gëzohet kampionit të tij të paktën edhe për 1 vit tjetër. Luka Modric ka nënshkruar me Milanin një kontratë 1-vjeçare, me kuqezinjtë që parashikojnë opsionin edhe për sezonin e ardhshëm. Një klauzolë e tillë mund të aktivizohet ekskluzivisht nga futbollisti dhe në Milanello kanë nisur të bëjnë lëvizjet për...