‘Luan gjithnjë vetëm’/Leao shfryn kundër Pulisic dhe Allegri i jep të drejtë

‘Luan gjithnjë vetëm’/Leao shfryn kundër Pulisic dhe Allegri i jep të drejtë

E vetmja notë pozitive që Milani mori nga ndeshja e humbur me Lazion ishte sqarimi mes Christian Pulisic dhe Rafael Leaos. Portugezi në mbrëmjen e Olimpicos më shumë u përfol për polemikat për daljen nga fusha e lojës në momentin e zëvendësimit sesa për lojën e tij. Por çfarë ndodhi? Sulmuesi shpërtheu në momentin e zëvendësimit dhe në fillim dukej se ishte pikërisht ky shkaku, aq sa ai refuzoi edhe përqafimin e Allegrit, por më pas doli edhe shkaku i vërtetë i zemërimit të luzitanit. Leao, ishte i shokuar për zëvendësimin, por fillimisht ishte i irrituar me shokët e skuadrës e në mënyrë të veçantë ai e kishte inatin me Pulisic dhe Pavlovic. ‘Duhet të pasojë, trajner’-ishin fjalët e futbollistit që u zbuluan nga kamerat...