Kupa e Italisë/ Gola e spektakël, Lazio-Atalanta mbyllet 2-2, gjithçka e hapur për ndeshjen e kthimit

Kupa e Italisë/ Gola e spektakël, Lazio-Atalanta mbyllet 2-2, gjithçka e hapur për ndeshjen e kthimit

Nuk ka fitues në sfidën e parë gjysmëfinale të Kupës së Italisë mes Lazios dhe Atalantës. Në një Olimpico të boshatisur skuadrat e mbyllën ndeshjen mes tyre me barazimin 2-2 duke lënë gjithçka të hapur për ndeshjen e kthimit. Ndeshja nisi menjëherë me ritme shumë të larta nga Atalanta që pa t’i anulohej edhe një gol i Krstovic në minutën e 8 për pozicion jashtë loje të Zappacostës që i dha asist. Lazio u përgjigj me Maldinin, por Atalanta rrezikoi shumë me Zappacostën që goditi tramversën. Golat e kësaj ndeshjeje u shënuan në pjesën e dytë. Lazio zhbllokoi rezultatin me Dele Bashiru që shënoi në minutën e 47. Bergamaskët u përgjigjën menjëherë teksa barazuan në 1-1 me Pasalic. Ky skenar u përsërit edhe në castet...