Krstović zbulon shenjat e takave në kokë, që sollën penalltinë në minutat shtesë të ndeshjes, për mrekullinë e Atalantës
Atalanta siguroi një kualifikim dramatik për në 1/8-at e UEFA Champions League, duke përmbysur humbjen 0-2 në ndeshjen e parë ndaj Borussia Dortmundit. Italianët triumfuan 4-1 në Bergamo dhe kaluan më tej me rezultatin e përgjithshëm 4-3. Momenti vendimtar i takimit erdhi në minutat shtesë, kur serbi Lazar Samardžić realizoi nga pika e bardhë, duke dërguar Atalantën mes 16 skuadrave më të mira të Europës. Penalltia u fitua pas një ndërhyrjeje të gabuar të Ramy Bensebaini, i cili në tentativë për të larguar topin goditi në mënyrë të pafat në kokë sulmuesin Nikola Krstović, duke i çarë ballin me takat e këpucëve. Krstovic, i cili kishte një rol të rëndësishëm në përmbysje, pësoi një dëmtim serioz në kokë dhe u detyrua të merrte ndihmë mjekësore...
Burimi:
top-channel.tv