Kontestimet e Interit, reagon Palladino: Faulli ndaj Dumfries dhe penalltia, më thanë që ishin inekzistente

Kontestimet e Interit, reagon Palladino: Faulli ndaj Dumfries dhe penalltia, më thanë që ishin inekzistente

Atalanta doli nga San Siro me barazmin 1-1 ndaj Interit, një rezultat që e ka lënë të kënaqur padyshim trajnerin Raffaele Palladino. Por trajneri i skuadrës bergamaske duhet të bëjë llogaritë me kontestimet e Interit për faullin ndaj Dumfries te goli i Krstovic dhe atë të Scalvinit ndaj Frattesit në zonë. ‘Nuk i pashë episodet-tha Palladino për DAZN-e dini që nuk flas kurrë për arbitrat. Më thanë që Marelli konfirmpo se nuk ekzistonte asnjë prej këtyre faullave dhe ne i besojmë ata që bëjnë këtë punë’. Më pas Palladino bëri analizën e ndeshjes. ‘Ishte një javë e vështirë, u përballëm me dy superskuadra-tha trajneri i Atalantës-më pëlqeu përgjigjja e ekipit sidomos në aspektin psikologjik. Skuadra reagoi mirë, më pëlqeu intensiteti, edhe shpirti i atyre që...