Kërcënimet serioze “ngujojnë” arbitrin e Derbit të Italisë, policia: Mos dilni nga shtëpia…

Kërcënimet serioze “ngujojnë” arbitrin e Derbit të Italisë, policia: Mos dilni nga shtëpia…

Arbitri rrezikon një muaj pezullim pas gabimit të tij në ndeshjen Inter-Juventus, policia e këshillon të mos dalë nga shtëpia për të shmangur rreziqet. Komentet e Gianluca Rocchi-t një ditë pas ndeshjes Inter-Juventus e kishin bërë të qartë qëndrimin e gjyqtarit në lidhje me të ardhmen e menjëhershme të Federico La Penna-s pas përjashtimit të Kalulu-t me tëkuq në Derbin e Italisë. Gjyqtari rrezikon një pushim të gjatë nga puna, megjithëse disa madje po e lënë të hapur mundësinë që ai të kthehet menjëherë për të arbitruar një ndeshje si një manovër emergjente për të kapërcyer tronditjen. Sa gjatë do të qëndrojë pa u aktivizuar La Penna? Sipas thashethemeve që vijnë nga burime pranë AIA-s, La Penna pritet të pezullohet për një muaj pas “një vendimi qartësisht të gabuar”, për të përdorur...