Kaka dhe Derbi i Madonninës: Milan, beso! Mund ta mundësh Interin…

Kaka dhe Derbi i Madonninës: Milan, beso! Mund ta mundësh Interin…

Quhej Kakà, mbeti Kakà, por në Milano u shndërrua në Ricky. Ricardo Izecson dos Santos Leite ishte një djalosh kur erdhi te Milani dhe u largua me shumë trofe duke përfshirë edhe ‘Topin e Artë’. Por ajo e Kaka me Milanin është një histori dashurie me ngjyrat kuqezi që nuk u ndërpre kurrë, as kur braziliani u transferua te Reali i Madridit e aq më pak tani që është  mbi 40 vjeç dhe që ka studiuar për menaxhim sportiv në Harvard, që ka ndjekur kurset e FIFA dhe UEFA dhe që ëndërron një të ardhme si drejtues, ndoshta një kapitull të ri me Milanin. Ricardo Kaka është rrëfyer në një intervistë të gjatë për ‘La Gazzetta Dello Sport’, pikërisht në prag të Derbit të Madonninës...