Juventusi përjeton sezonin më të vështirë të 15 viteve të fundit…
Humbja ndaj Como-s në javën e 26-të të Serie A ka thelluar krizën e Juventusit, që mbetet me vetëm 46 pikë në renditje, plot 18 më pak se Interi. Ky bilanc përfaqëson statistikat më të dobëta të bardhezinjve në 15 vitet e fundit. Sipas të dhënave, sezoni 2025/26 është aktualisht më i dobëti për Juven që nga edicioni 2010/11, kur skuadra e drejtuar nga Luigi Delneri kishte grumbulluar 41 pikë pas 26 javësh. Në të gjitha sezonet e tjera pas kësaj periudhe, Juventusi kishte bërë më mirë në të njëjtën fazë të kampionatit. Në sezonin e kaluar 2024/25, me Thiago Motta-n në stol, Juventusi kishte 49 pikë pas 26 ndeshjesh. Në tri sezonet paraprake me Massimiliano Allegri-n, skuadra kishte respektivisht 57, 53 dhe 47 pikë....
Burimi:
top-channel.tv