Juventusi në një krizë reale, bardhezinjtë po kalojnë sezonin më të keq të 15 viteve të fundit
Për disa nostalgjikë, kriza mund të lexohej që në palosjet e një fanele që dukej se tradhtonte traditën. Një lloj Celtic me vija më të ngushta dhe me një aromë bardhezi. Tradita – ajo që u dha tifozëve të Juventus trofe të ngritur nga lojtarë të një cilësie krejt tjetër nga ajo aktuale. Tani kriza ka nisur zyrtarisht. Kundër Como, Juventusi vazhdoi për 90 minuta atë që kishte shfaqur në 45 minutat e fundit të ndeshjes në Stamboll të martën. Pikërisht kur po vërehej progres në lojë dhe renditja po afrohej me ambiciet para sezonit, erdhi një seri rrëqethëse: humbje në Bergamo kundër Atalanta dhe eliminim relativ nga Coppa Italia, barazim në shtëpi me Lazio, poshtërim në San Siro ndaj Inter, kolaps në UEFA Champions...
Burimi:
top-channel.tv