Juventusi në “hall” për repartin ofensiv, bardhezinjtë nisin kontaktet me sulmuesin e Italisë

Juventusi në “hall” për repartin ofensiv, bardhezinjtë nisin kontaktet me sulmuesin e Italisë

Juventus po mendon të ripërtërijë sulmin për sezonin e ardhshëm në Serie A. Pavarësisht se David dhe Openda janë ende në skuadër, zgjedhja kryesore mbetet Dusan Vlahovic, i cili do të jetë i lirë të largohet në qershor. Klubi do të përpiqet ta rinovojë kontratën e serbit me kërkesë të trajnerit Spalletti, por kjo nuk do të mjaftojë për objektivat e mëdha. Sipas Tuttosport, emri më i nxehtë për t’u sjellë në Torino është Mateo Retegui. Babai i sulmuesit italo-argjentinas, aktualisht në Al Qadisiya, ka kontaktuar me Juventusin, duke përdorur njohjen me drejtorin sportiv Ottolini nga koha e tij në Genoa. Retegui thuhet se dëshiron të kthehet në Itali, ndërsa interes për të ka shfaqur edhe Milani. Sfida më e madhe mbetet tarifa dhe paga...