Juventusi mbyll me humbje 2.5 milionë euro 6-mujorin e parë, ja arsyet
Bordi i Drejtorëve të Juventusit ka miratuar pasqyrat financiare për gjashtëmujorin që përfundoi më 31 dhjetor 2025. Klubi italian i mbyll këtë periudhë me një humbje prej 2.5 milionë eurosh një kthesë e ndjeshme krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, kur Juventusi kishte regjistruar një fitim prej 16.9 milionë eurosh. Diferenca midis dy periudhave arrin kështu në gati 20 milionë euro. Arsyet janë të qarta. Të ardhurat nga shitjet e lojtarëve kanë rënë me 25 milionë euro, ndërsa të drejtat televizive dhe të ardhurat nga ndeshjet kanë shënuar gjithashtu ulje kryesisht sepse Juventusi ka luajtur dy ndeshje më pak në shtëpi në Serie A krahasuar me sezonin e kaluar. Një goditje shtesë ka ardhur edhe nga shkarimi i trajnerit dhe stafit teknik...
Burimi:
top-channel.tv