“Juventusi fitoi 70 milionë euro nga një simulim”/ Cili është rasti që Marotta e krahason me atë të Bastonit

“Juventusi fitoi 70 milionë euro nga një simulim”/ Cili është rasti që Marotta e krahason me atë të Bastonit

Gjatë fjalës së tij në margjinat e asamblesë së Lega Serie A, Giuseppe Marotta, presidenti i Interit, ka rikthyer në vëmendje polemikën e njohur lidhur me ndeshjen Inter-Juventus të fundjavës së kaluar, duke theksuar se simulimet në futboll janë një fenomen i zakonshëm dhe që nuk duhet të trondisin. Ai i quajti ato “një ngjarje e mjerueshme, por e zakonshme dhe jo e jashtëzakonshme”, duke e lidhur këtë ngjarje me një incident të kaluar, kur Interi vetë ishte viktimë e një simulimi të ngjashëm. Marotta i referohej Derbit të Italisë më 15 maj 2021, një ndeshje që kishte një rëndësi të madhe për Juventus dhe të cilën ata e fituan 3-2 në minutat e fundit, falë një penalltie të diskutueshme të Cuadrados. Penalltia u dha...