Juventus-Vlahovic, takim dhe ndjesi pozitive, javët e ardhshme vendimtare për rinovimin
Juventus dhe Vlahovic, ende së bashku nuk është më një skenar i pamundur siç dukje vetëm përpara pak muajsh. Palët duket se janë afruar në mënyrë konstante në kohët e fundit, dmth gjatë përiudhës kur sulmuesi serb ishte në fazën e rikuperimit për shkak të dëmtimit në aduktorin e majtë. Tani që rikthimi në fushë po afron, edhe rinovimi nuk duket se është më afër. Kur kanë mbetur vetëm pak muaj nga skadenca e kontratës, drejtuesit e Zonjës së Vjetër dhe përfaqësuesit e futbollistit kanë zhvilluar një dialog pozitiv. Giorgio Chiellini kishte folur më parë për mundësinë e bisedimeve të reja, më pas erdhi takimi i javës së kaluar pas eliminimit të Juventusit nga Liga e Kampioneve. Në këtë takim, për t’u shënuar ishte një...
Burimi:
top-channel.tv