Juventus-Vlahovic; pakt për rinovimin e kontratës deri në vitin 2028
Dusan Vlahovic dhe Juventusi kanë arritur një marrëveshje për rinovimin e kontratës. Lajmi bëhet i ditur nga e përditshmja torineze ‘Tuttosport’ sipas së cilës sulmuesi serb do të nënshkruajë me Zonjën e Vjetër një kontratë të re deri në vitin 2028 me një pagë rreth 6 milionë euro plus bonuse gjë që vulos ndryshimin radikal të raporteve mes futbollistit dhe klubit bardhezi pas pasigurive të muajve të kaluar. Vlahovic që është gati të rikthehet në skuadër për ndeshjen me Sassuolo, është hapur krejtësisht ndaj projektit te ri teknik duke lënë si cështje të fundit për të zgjidhur vetëm çështjen e komisioneve dhe shpërblimeve për përfaqësuesit e futbollistit. Kontaktet që janë parashikuar te Juventusi në ditët e ardhshme do të shërbejnë për të zgjidhur detajet burokratike...
Burimi:
top-channel.tv