Juventus, rishfaqet David, rigjen rrugën e rrjetës pas 2 muajsh, shënon dygolësh me Kanadanë

Juventus, rishfaqet David, rigjen rrugën e rrjetës pas 2 muajsh, shënon dygolësh me Kanadanë

Dy muaj pas golit të tij të fundit, Jonathan David arrin të rigjejë rrugën e rrjetës. Me 2 penallti të ekzekutuar saktë në harkun e 10 minutave në mesin e pjesës së dytë, sulmuesi i Juventus rikthehet t’i gëzohet golit duke i dhënë mundësinë kombëtares kanadeze që të barazojë rezultatin 2-2 në ndeshjen miqësore me Islandën të luajtur në Toronto. Sulmuesi i Juventusit nuk shënonte që nga ndeshja në Tardini me Parmën e fituar 4-1 nga Zonja e Vjetër të luajtur në 1 shkurt. Për një sulmues është shumë që të qëndrojë pa shënuar për rreth 2 muaj aq më tepër kur mendon se u transferua në skuadër për të bërë diferencën. Kohët e fundit, David është lënë ‘në harresë’ nga Luciano Spalletti i cili...