Juventus rinis nga pikat e sigurta; McKennie, pranë rinovimit deri në vitin 2030

Juventus rinis nga pikat e sigurta; McKennie, pranë rinovimit deri në vitin 2030

Pas zyrtarizimit të rinovimit të kontratës me Kenan Yildiz deri në 2030, tani e ka radhën ëeston McKennie të bëjë të njëjtën gjë duke qenë se amerikanit i skadon kontrata në muajin qershor. Drejtuesit e Juventusit po punojnë në radhë të parë me pikat e sigurta për të ardhmen në një moment krizash në rezultate, me 3 humbje radhazi në kampionat dhe Champions League. Zonja e Vjetër është shumë pranë  firmës me mesfushorin amerikan që garanton cilësi dhe sasi loje në çfarëdo pozicioni që vendoset. Kudo që të aktivizohet, McKennie është një siguri dhe Spalletti e di shumë mirë këtë. Nënshkrimi në kontratën e re do të bëhet në fillim të javës së ardhshme, pas ndeshjes së kthimit të playoffit të Ligës së Kampioneve me...