Juventus, pas Galatasaray, koha për të kthyer faqe. Plani i Spallettit dhe karikimi i Locatellit për ndeshjen me Romën

Juventus, pas Galatasaray, koha për të kthyer faqe. Plani i Spallettit dhe karikimi i Locatellit për ndeshjen me Romën

Pas mbrëmjeve si ajo kundër Galatasaray është më e vështirë të ringrihesh. Dhimbja e humbjes dhe eliminimit e bashkuar me vetëdijen se iu afrua shumë përmbysejes së madhe duke pësuar edhe një tjetër padrejtësi, ishin një goditje e rëndë për Juventustin, për futbollistët dhe Luciano Spallettin. Trajneri bardhezi ishte kaq i shtrydhyr sa nuk ia doli të flasë me gazetarët pas ndeshjes, deshi t’ia lërë kohën dhe hapësirën skuadrës që çdokush të gjejë mënyrën për të kthyer faqe. Ditën e enjte, stërvitje për shkarkimin e energjisë ndërsa këtë të premte lojtarët janë pushim përpara se të kthehen në stërvitje të shtunën në prag të ndeshjes së madhe me Romën. Një ndeshje që do të vlejë shumë përsa i përket çështjes së kualifikimit në Ligën e...