Juventus, pakt për rinovimin e Spallettit, lojtarë të nivelit të lartë për çdo repart

Juventus, pakt për rinovimin e Spallettit, lojtarë të nivelit të lartë për çdo repart

Juventus dhe Luciano Spalletti së shpejti do të flasin për rinovimin e kontratës, një çështje që do të ketë të bëjë më shumë për perspektivat e merkatos që klubi do t’ia prezantojë trajnerit sesa për kohëzgjatjen dhe pagën. Dëshira është që të bëhen përforcime të rëndësishme në çdo repart për të kënaqur trajnerin dhe disa pista kanë nisur të përshkuhen me kohë, ndërsa në të tjera duhet punuar për të mposhtur konkurrencën. Di Gregorio largohet? Sipas asaj që publikon ‘Tuttosport’, nga 3 portierët e Juventusit, i vetmi që e ka vendin të sigurt është Pinsoglio që sapo e ka rinovuar kontratën. Pasiguritë sezonale  rrezikojnë të vënë në dyshim të ardhmen e Di Gregorios dhe vetë Perin mund të largohet në fundin e vitit. Vijnë dy...