Juventus, në verë nisin kërkimet për një portier të ri, Vicario është në pole position
Te Juventusi nisin kërkimet për një portier të ri. Çështja Di Gregorio, autor i një sërë gabimesh në 2 javët e fundit kundër Lazios, Interit dhe Comos, i detyron drejtuesit bardhezinj që të nisin të mendojnë sesi të ndërhyjnë në merkaton e transferimeve verën e ardhshme. Di Gregorio u transferua te Juventus në 2024 për 18 milionë euro dhe ndonëse ka përjetuar disa mbrëmje të mëdha me Zonjën e Vjetër, nuk ka treguar vazhdimësinë dhe sigurinë që kërkohet për pozicionin e portierit titullar të skuadrës bardhezi që në 50 vitet e fundit ka pasur në radhët e saj emra të tillë si Zoff, Tacconi, Peruzzi, Buffon dhe Szczesny. Në muajt e kaluar, Juventusi pati idenë për të sjellë në Torino, Mike Maignan me parametra zero,...
Burimi:
top-channel.tv