Juventus, Luciano Spalletti është gati për rinovimin deri në vitin 2028
Në sezonin e ardhshëm(dhe me shumë mundësi edhe atë pasardhës), në stolin e Juventusit do të jetë Luciano Spalletti, me apo pa Champions League. Trajneri toskan ka thënë ‘po’ dhe është gati të rinovojë kontratën me Zonjën e Vjetër. Në mesin e këtij muaji do të zhvillohet edhe takimi mes palëve për të përcaktuar edhe detajet e marrëveshjes, por vullneti për të vijuar bashkëpunimin është dhe është vendimtare. Vendimtare, ashtu sikurse puna që klubi torinez po bën për të tentuar që të mbajë edhe Dusan Vlahovic. Sigurisht që lajmi i mirë për rinovimin tashmë të papritur të sulmuesit serb do të pritej si një ndihmë nga qielli e Luciano Spallettit që ka nevojë për një qendërsulmues me të paktën 15 gola në këmbët e tij...
Burimi:
top-channel.tv