Juventus, Luciano Spalletti e ka në mendje skuadrën e sezonit të ardhshëm, mes të të paprekshmëve, largimeve dhe blerjeve të reja
Nëse nuk është një revolucion, edhe pak duhet që të jetë i tillë; Luciano Spalletti ka në mendjene tij Juventusin e sezonit të ardhshëm, skuadra që do të duhet të rindeze ambiciet bardhezi edhe për objektiva të rëndësishëm. Sigurisht që fillimisht do të duhet që të sigurohet kualifikimi në Ligën e Kampioneve sezonin e ardhshëm, por sidoqoftë, trajneri toskan e di nga duhet të nisë, kë mund të sakrifikojë, kush do të lejohet të largohet dhe kush do të mbërrijë. E përditshmja ‘La Stampa’ krijon dy kampe me formacionet e ojtarëve që do të qëndrojnë me siguri, ata që janë në dyshim dhe kush është i destinuar të largohet. Në kategorinë e parë janëKalulu, Kelly, Bremer, Cambiaso, Thuram, Locatelli, Conceiçao, McKennie, Yildiz, Boga dhe Vlahovic. ...
Burimi:
top-channel.tv