Juventus lehtësohet, nuk ka dëmtim për Gleison Bremer dhe Jonathan David

Juventus lehtësohet, nuk ka dëmtim për Gleison Bremer dhe Jonathan David

Pas një gjysmë dite në ankth, Juventus dhe Luciano Spalletti mund të marrin frymë lirisht; ekzaminimet mjekësore të cilave iu nënshtrua Gleison Bremer në JMedical nuk kanë evidentuar asnjë dëmtim. Stafi mjekësor i Zonjës së Vjetër do të vlerësojë në mënyrë të përditshme mbrojtësin brazilian. Gleison Bremer, në minutën e 30 të ndeshjes me Galatasaray, la fushën e lojës për shkak të një problemi në kofshën e djathtë. Mbrojtësi bardhezi tentoi të rikthehej në fushën e lojës pas një masazhi që kreu në anë të fushës, por më pas u detyrua t’ia lërë vendin Gattit. Juventus mori lajme të mira edhe nga Jonathan David që nuk u aktivizua ndaj Galatasaray për një problem fizik; as për kanadezin nuk bëhet fjalë për diçka serioze dhe gjendja...