Juventus, fanela e katërt, e frymëzuar nga tradita dhe vizioni; debutim kundër Comos
Juventusi, Adidas dhe Studio Sgura prezantuan uniformën e 4 të skuadrës që eksploron atë çfarë ndodh kur tradita dhe vizioni lëvizin në të njëjtin drejtim. Tre forca krijuese të bashkuara nga një synim i përbashkët; rimendimi për shiritart duke ruajtur plotësisht domëthënien Një dizajn që bashkon të kaluarën dhe të tashmen, traditën dhe evoluimin. Të njëjtat ngjyra, bardhezi; linja të pastra, përmasa të matura mirë dhe një siguri natyrale që përkufizojnë estetikën dalluese të Studio Sgura duke shkrirë modën me identitetin e pangatërrueshëm të Juventusit. Rezultati është një fanelë që jeton mes fushës dhe modës kontemporane, mes performancës dhe stilit të jetesës. Imazhi kompletohet nga rikthimi i mëngëve të gjatë, një siluetë e rrënjosur thellësisht në kulturën futbollistike dhe e riprezantuar me një sjellje kontemporane....
Burimi:
top-channel.tv