Juventus bën lëvizjet, gati rinovimet me Vlahovic e Spallettin dhe nisin kërkimet për përforcime
Juventus ka detyrën për të fituar një vend në Ligën e Kampioneve, por drejtuesit e Zonjës së Vjetër po mendojnë edhe për sezonin e ardhshëm, madje kanë nisur të bëjnë lëvizjet e tyre, duke nisur nga pankina. Sipas asaj që publikon e përditshmja ‘Tuttosport’, ende nuk është diskutuar me Spallettin për kohëzgjatjen e kontratës së ardhshme, 1, 2 apo 3 vjet pak rëndësi ka përsa i përket besimit nga ana e drejtuesve të Zonjës së Vjetër kundrejt tij. Spalletti nuk pretendon të imponojë emra për Juventusin që do të vijë dhe është i ndërgjegjshëm që buxheti varet nga kualifikimi apo jo në Ligën e Kampioneve, por ai dëshiron të përditëspohet përditë duke marrë pjesë në mënyrë aktive në çdo lëvizje të klubit duke kërkuar 4-5...
Burimi:
top-channel.tv