Italisë i dridhen themelet në Champions, 10 gola të pësuar dhe shpresa minimale për përmbysje në ndeshjet e kthimit
Pas viteve të fundit të suksesshme të Inter, me dy finale të arritura edhe pse të humbura, Italia nuk ishte mësuar të largohej nga UEFA Champions League që në fund të shkurtit. Edhe pse investimet në futbollin italian mbeten të kufizuara, sidomos krahasuar me ato të futbollit anglez, klubet e Serie A kishin arritur të kompensonin me organizim taktik dhe eksperiencë europiane. Vetëm tre sezone më parë, Italia kishte tre skuadra në çerekfinale – Milan, Napoli dhe Inter – ndërsa sot realiteti duket krejt tjetër. Ndeshjet e para të “playoff”-it sollën tri humbje në po aq transferta, me dhjetë gola të pësuar dhe vetëm tre të shënuar nga Juventus, Atalanta dhe Inter. Humbjet erdhën përballë kundërshtarëve të fortë në terrenet e tyre: Galatasaray në Stamboll,...
Burimi:
top-channel.tv