Inter, protestë e heshtur, askush nuk flet për median pas ndeshjes me Atalantën
Interi nuk e kapërdiu dot episodin e golit të barazimit të Atalantës në ndeshjen e kësaj të shtune në San Siro, një gol që sipas skuadrës milaneze duhej anuluar për shkak të një faulli të Sulemana ndaj Dumfries. Por jo vetëm kaq, klubi zikaltër pretendoi edhe për një penallti për një faull të Scalvinit në dëm të Frattesit. Në këtë pikë te Interi askush nuk doli për t’u prononcuar për median. Nuk foli trajneri Chivu që u ndëshkua me dy kartonë të verdhë për protestat e tij, por as presidenti i Interit, Marotta. Është kjo një protestë e heshtur e klubit zikaltër por që bën shumë zhurmë dhe që vjen një javë pas episodit të prekjes së topit me dorë të Ricci në derbin me...
Burimi:
top-channel.tv