Inter pa Lautaro Martinez/ ‘Telashe’ në aspektin sportiv, por statistikat ngushëllojnë Chivun
Lautaro Martinez në infermieri është një telash i madh për Interin që e ka komplikuar çështjen e kualifikimit në 1/8 e finaleve të Ligës së Kampioneve. Të luajë pa kapitenin është diçka që e kufizon një skuadër që këtë sezon e ka shndërruar potencialin ofensiv në armën më efikase të saj. Për argjentinasin flasin shifrat; 14 gola dhe 4 asist në kampionat dhe 4 gola në Ligën e Kampioneve. Në këtë sezon, mes kampionatit dhe Ligës së Kampioneve Lautaro ka munguar vetëm në përballjen me Ajaxin që Interi gjithsesi e fitoi. Por nëse shohim të gjitha sezonet e sulmuesit me fanelën zikaltër, dalin të dhëna vërtet interesante Lautaro Martinez në 8 sezonet e tij me Interin rezulton se ka humbur vetëm pak ndeshje. Sezonin e...
Burimi:
top-channel.tv