Inter ‘nën sulm’, Arsenal kërkon Pio Esposito, Barcelona synon Bastonin
Sezoni i Interit po përjeton ulje-ngritje, por disa prej elementëve të rëndësishëm të tij kanë tërhequr vëmendjen e disa prej klubeve të mëdha evropiane. Për momentin, 2 janë emrat më të lakuar; ai i Francesco Pio Esposito dhe Alessandro Bastonit. Ai që lakmohet më shumë është pikërisht sulmuesi dhe jo vetëm për moshën e tij të re. Në sezonin e tij të parë me fanelën zikaltër, Pio Esposito i ka bindur të gjithë, edhe ata jashtë kufijve të Italisë në mënyrë të veçantë Arsenalin. Klubi londinez ka mbetur i manhnitur nga aftësitë e sulmuesit italian, sa trajneri Arteta pas sfidës së Ligës së Kampioneve të luajtur në 20 janar i kërkoi Drejtorit Sportiv, Andrea Berta të hyjë në kontakt me Interin për të. Por pozicioni...
Burimi:
top-channel.tv