Inter, Moratti thumbon: Ajo e Riccit, po të kishte ndodhur në krahun tjetër, do ishte bërë nami…

Inter, Moratti thumbon: Ajo e Riccit, po të kishte ndodhur në krahun tjetër, do ishte bërë nami…

Inter do të kthehet në fushën e lojës në mbrëmjen e së shtunës për të lënë pas krahëve humbjen në derbi dhe për të vijuar rrugën e tij drejt titullit të 21 në Serie A. Ai që flet për nevojën që skuadra zikaltër të rigjejë besimin dhe për tema të tjera të aktualitetit është ish presidenti i Interit, Massimo Moratti në një intervistë për të përditshmen italiane ‘La Gazzetta Dello Sport’ ku nuk harron të hedhë thumba edhe në drejtim të rivalëve historikë të Milanit Dhe në fakt Moratti e nis me episodin e prekjes së topit me dorë të Riccit në zonë në minutën e 95. ‘E vlerësova faktin që u zgjodh të mbahet një profil i ulët, pa alibi edhe pse shpesh në...