Inter lë pas acarin norvegjez, i imponohet Lecces së Ramadanit, +10 pikë larg Milanit

Inter lë pas acarin norvegjez, i imponohet Lecces së Ramadanit, +10 pikë larg Milanit

Interi mori 3 pikë me shumë peshë në ndeshjen e javës së 26 të Serisë A italiane. Në Via Del Mare, skuadra e Cristian Chivu mposhti Leccen e Ylber Ramadanit me rezultatin 2-0 duke larguar shijen e hidhur që i la transferta norvegjeze në Ligën e kampioneve. Në pjesën e parë zikaltrit tentuan të krijojnë raste duke shfrytëzuar krahët, por Falcone në momente të caktuara arriti të ndalë zikaltrit. Skuadra e Di Francescos, mbrohej mirë, pavarësisht dëmtimit të Gaspar dhe pjesa e parë e sfidës u mbyll me barazimin 0-0. Pas pushimit të ndeshjes, skuadra e Chivu e rriti ritmon e lojës dhe pak para minutës së 60, Dimarco zhbllokoi rezultatin me një gjuajtje me të majtën pas asistit të Thuram, por goli u anulua...