Inter, Lautaro Martinez buzëqesh: Sa bukur kur sheh fushën sërish
Rikthimi i Lautaro Martinez në fushën e lojës për Interin po afron. Mungesa e kapitenit është ndjerë te skuadra zikaltër dhe jo vetëm në fazën e shënimit të golave. Ka një Inter me argjentinasin dhe një Inter tjetër, pa kapitenin që është shumë i parashikueshëm dhe në javët e fundit kjo ishte e dukshme, si në derbin me Milanin ku mungoi edhe Thuram, ashtu edhe në ndeshjet e mëparshme Chivut iu desh të bënte pa qendërsulmuesin e tij që nga ndeshja e parë e playoffit të Ligës së Kampioneve në mesin e muajit shkurt dhe që nga ai moment, skuadra zikaltër nuk ka mundur të gjejë fluiditetin në manovrën e saj që vetëm lëvizjet e Lautaros ia garantojnë. Por tani numërimi mbrapsht ka nisur zyrtarisht,...
Burimi:
top-channel.tv