Inter, Dimarco, shifra MVP-je dhe rekorde: Por pa tituj nuk kanë vlerë…

Inter, Dimarco, shifra MVP-je dhe rekorde: Por pa tituj nuk kanë vlerë…

Të rrëzohesh, për t’u ringritur akoma më i fortë. Federico Dimarco, në finalen e Mynihut në Ligën e Kampioneve, ndoshta preku një prej pikat më të ulëta të karrierës së tij. Bëri një paraqitje që nuk ishte në lartësinë e duhur në skenën më të  rëndësishmë, por në fakt nuk ishte i vetmi. Parabola e italianit u duk se ishte në rënie sidomos pas largimit të Simone Inzaghit, trajnerit që i dha besim në nivelet më të larta. Por në fakt, futbollisti i përgënjështroi të gjithë; aktualisht Dimarco jo vetëm që është padyshim MVP i Serie A, por po rishkruan rekordet e kampionatit italian. Me golin e parë në ndeshjen ndaj Genoas ai shkon në kuotën 20 kontributeve për gol, me 6 finalizime dhe 14...