Inter, dëmtim muskular për Lautaro Martinez, humbet derbin e Madonninës me Milanin

Inter, dëmtim muskular për Lautaro Martinez, humbet derbin e Madonninës me Milanin

Parashikimet negative të bëra në lidhje me gjendjen e Lautaro Martine konfirmohen nga ekzaminimet mjekësore. Sulmuesi argjentinas ka pësuar një lodhje muskulore në pulpën e këmbës së majtë, një dëmtim që e pësoi në sfidën me Bodo/Glimt në mbrëmjen e së mërkurës. Gjendja e futbollistit do të vlerësohet sërish pas një jave ndërkohë që prania e tij në derbin me Milanin është praktikisht e pamundur duke qenë se ai pritet të qëndrojë jashtë fushave të lojës për të paktën 3 javë. Për Lautaro Martinez ky dëmtim është një goditje e fortë pasi ai në total do të humbasë plot 5 ndeshje, por në varësi të kësaj shkallës së këtij dëmtimi muskular, ky numër mund të shkojë në 9. Kështu, Lautaro Martinez nuk do të jetë...