Inter, Bastoni thyen heshtjen: Kontakti me Kalulu i tepruar, pranoj përgjegjësitë e mia
Alessandro Bastoni ka thyer heshtjen për episodin me Kalulu që solli ndëshkimin me karton të kuq të futbollistit të Juventusit dhe që prej 3 ditësh është bërë temë diskutimi në median italiane. Mbrojtësi italian foli për Sky Sport në prag të ndeshjes me Bodo/Glimt duke pranuar gabimin e tij ‘Është folur shumë për atë çfarë ndodhi të shtunën, prita disa ditë për të parë edhe njëherë episodin të kuptoja diferencat me atë që perceptova në fushë-tha Bastoni-ndjeva një kontakt me krahun tim dhe kur pashë edhe njëherë imazhet, ka qenë absolutisht e tepriuar. Për këtë arsye jam këtu, për ta pranuar dhe të marr përsipër përgjegjësitë e mia. Por gjëja për të cilën më vjen më shumë keq, është sjellja pas ndëshkimit me karton të...
Burimi:
top-channel.tv