Icardi te Juventus, ja se pse Spalletti refuzoi argjentinasin përpara Galatasarayt

Icardi te Juventus, ja se pse Spalletti refuzoi argjentinasin përpara Galatasarayt

Kalulu, Bremer dhe Kelly mund ta kenë përballë si kundërshtar, por historitë e merkatos mund të tregonin një tjetër të vërtetë. Ndoshta, në një univers paralel, Juventus në janar siguroi Mauro Icardi që mbrëmjen e kësaj të marte do të drejtonte sulmin në ndeshjen ndaj Galatasaray në playoffin e Ligës së Kampioneve. Por në universin real, kjo mundësi ka qenë shumë e vogël, të paktën kështu theksohet të e përditshmja ‘Tuttosport’. Përse Icardi nuk u transferua te Juventusi? Prapaskena nuk është e bujshme, kjo edhe sepse Spalletti pas ndeshjes me Parmën ishte shumë i qartë: ‘Nuk e duam Icardin’. Në fakt ëndrra e trajnerit toskan ishte Kolo Muani, një futbollist ndryshe nga Icardi si për karakteristikat teknike ashtu edhe për faktin se e njihte ambientin...