Goli i Atalantës ‘tërbon’ Interin; faull i mundshëm ndaj Dumfries, Chivu me karton të kuq
Polemikat e forta shpërthyen në San Siro për golin e barazimit të Atalantës të shënuar nga Krstovic në minutën e 83. Gjithçka për shkak të një kontakti mes Dumfries dhe Sulemana që më pas gjuajti në portë duke impenjuar Sommer, topi i kthyer nga zvicerani u dërgua më pas në rrjetë nga Krstovic. Arbitri Mangianello e sheh kontaktin, shumë i dyshimtë, në hyrje të zonës, por më pas vijoi lojën, ndërsa nga salla VAR pas kontrollit nuk e thirrën arbitrin te monitori për ta verifikuar vetë episodin. Të shumta ishin protestat e Interit me në krye trajnerin Chivu, që në harkun e pak sekondave u ndëshkua me dy kartonë të verdhë që u shndërruan në të kuq. Në fund sfida u mbyll 1-1 me Interin...
Burimi:
top-channel.tv