Fulham kërkon të blejë kartonin e Chukwueze; arkat e Milanit pritet të pasurohen me 24 milionë euro

Fulham kërkon të blejë kartonin e Chukwueze; arkat e Milanit pritet të pasurohen me 24 milionë euro

Sezonin e ardhshëm me shumë mundësi Milani do të luajë në Ligën e Kampioneve, që do t’i garantonte të ardhura 60-70 milionë euro. Por për të përballuar impenjimin e dyfishtë, klubit kuqezi do të duhet të shtojë organikën e futbollistëve në dispozicion të Massimiliano Allegrit. Për këtë arsye, merkatoja e kësaj vere për klubin kuqezi do të jetë shumë i rëndësishëm dhe për të manovruar në mënyrën më të mirë të mundshme, duhet që të sigurohet një buxhet i konsiderueshëm që mund të krijohet nga futbollistët që aktualisht janë dhënë me huazim me të drejtë(ose detyrim) blerjeje. Siç është rasti i Samuel Chukwueze, që po zhvillon një sezon mëse pozitiv në  Angli me fanelën e Fulham gjë që ka shtyrë klubin londinez t’i komunikojë Milanit...