Elbasani i hedh ‘shigjeta të hidhura’ Partizanit, e thumbon për ankesat për gjykimin

Elbasani i hedh ‘shigjeta të hidhura’ Partizanit, e thumbon për ankesat për gjykimin

Sfida e luajtur në Arenën e Demave mes Partizanit dhe Elbasanit në çerekfinalen e dytë të Kupës së Shqipërisë, u shoqërua me polemika të forta. Skuadra kryeqytetase përmes rrjeteve sociale reagoi ashpër ndaj gjyqtarit të kësaj sfide Eldorian Hamiti duke e akuzuar se kualifikoi Elbasanin për në gjysmëfinale të Kupës me penalltinë e akorduar dhe duke e shpallur non grata. Reagimi i Elbasanit nuk mungoi me verdheblutë që sërish përmes rrjeteve sociale i janë kundërpërgjigjur Partizanit teksa kanë postuar  videon e një tjetër episodi të diskutueshëm ku shihej futbollisti i Të Kuqve, Fadeiro që goditi Kasën në zonë dhe Hamiti vijoi lojën, ndërkohë që edhe sistemi VAR nuk ndërhyri. Thjesht ‘Reagim’… shkruante Elbasani mbi videon e postuar në Instagram Story, diçka  që më shumë ishte...