E kryer, Milan siguron shërbimin e Andrej Kostic, do t’iu bashkohet kuqezinjve në qershor

E kryer, Milan siguron shërbimin e Andrej Kostic, do t’iu bashkohet kuqezinjve në qershor

Milani realizon një goditje në merkato për repartin e sulmit për të ardhmen teksa siguroi talentin malazez të Partizanit të Beogradit, Andrej Kostic. Drejtuesit kuqezi nuk u dorëzuan përballë murit të ngritur nga klubi serb për 18 vjeçarin me kërkesën prej 10 milionë euro dhe arritën të bllokojnë futbollistin për ta marrë në qershor kur do të bëhet edhe blerja përfundimtare e kartonit të tij pas një operacioni prej 3 milionë eurosh plus bonuse.  Futbollisti do të nënshkruajë me Milanin një kontratë deri në vitin 2030 dhe fillimisht do t’i bashkohet Milan Futuro me objektivin për të bindur Allegrin për ta grumbulluar në skuadrën e parë. I lindur në Podgorixë në 16 janar 2007, Kostic u transferua në Beograd në verën e kaluar për pak...