E ardhmja e Dybala/ Rinovimi me Romën ‘ngrin’ dhe tundimi nga Boca Junior
E ardhmja e Paulo Dybalas te Roma është shndërruar në një rebus i mbetur pezull mes fushës dhe zemrës. ‘La Joya’ që ëndërronte një fund sezoni si lider i skuadrës për të blinduar rinovimin e kontratës së tij, tani e sheh veten se duhet të bëjë llogaritë me dëmtimin e radhës dhe që ka ngrirë çdo tratativë. Sipas të përditshmes ‘Corriere dello Sport’, pavarësisht se futbollisti është shfaqur i disponueshëm për të diskutuar çështjen e pagës vetëm që të qëndrojë te klubi verdhekuq me dëshirën për të fituar një trofe në kryeqytetin italian, klubi roman zgjodhi të tregohet i kujdesshëm; asnjë nënshkrim kontratë dhe vendimet shtyhen për në qershor. Në këtë klimë pasigurie, po bëhet gjithnjë e më i fortë presioni i Boca Juniors, që...
Burimi:
top-channel.tv