Drejt Derbit të Madonninës/ Inter, Chivu e ka përcaktuar formacionin anti-Milan, por ka ende një dyshim

Drejt Derbit të Madonninës/ Inter, Chivu e ka përcaktuar formacionin anti-Milan, por ka ende një dyshim

Mbrëmjen e 8 marsit prozhektorët do të jenë tek ai që përkufizohet edhe si ‘La Scala’ e futbollit, San Siro ku do të luhet Derbi i Madonninës mes Interit dhe Milanit, një ndeshje që gjithnjë i ka pasur të gjitha rezultatet brenda pavarësisht gjendjes dhe pozicionit të skuadrave në atë moment. Trajneri i Interit, Cristian Chivu tashmë e ka të përcaktuar formacionin që do të hedhë në fushë kundër kuqezinjve, por rumuni e ka një dyshim që ka të bëjë me Hakan Calhanoglu që rikthehet në skuadër pas një dëmtimi. Vetë mesfushori turk do të dojë te jetë në fushën e lojës dhe të bëhet protagonist në këtë përballje me ish skuadrën e tij. Ai duhet të drejtojë Interin për të marrë një fitore që...